Iliria Foods, importues i produkteve premium greke dhe prodhues & përpunues i nenprodukteve të qumështit, tashmë më shumë se 20 vite në tregun Shqiptar dhe jo vetëm.
Iliria Foods u themelua në vitin 1999, si një firmë importi me produkte greke quajtur Avance.
Në vitet në vijim, kompania vazhdoi të zgjeronte aktivitetin e saj, duke marrë emrin Iliria Foods Shpk.
Fillimisht u shtua sektori i prodhimit dhe paketimit të sallatave me perime dhe nënprodukteve të qumështit.
Qëllimi ynë kryesor ka qenë dhe mbetet përgatitja e produkteve tradicionale me përbërës të freskët dhe Bio nga zona e Korçës.
Gjithashtu, një pikë tjetër fokusimi e kompanisë është edhe importimi i produkteve me një cilësi premium, i disa prej firmave më të mira greke.
Iliria Foods Shpk kryen shpërndarjen e produkteve në të gjithë Shqipërinë duke bashkëpunuar me super-tregjet, marketet dhe vendet, si: ushqim i shpejtë, piceri dhe restorante.
Merrni njoftime ne lidhje me ofertat dhe eventet e fundit te organizuara nga ILIRIA FOODS
© 2021 Iliria Foods all rights researved