Iliria Foods, importues i produkteve premium greke dhe prodhues & përpunues i nenprodukteve të qumështit, tashmë më shumë se 20 vite në tregun Shqiptar dhe jo vetëm.
Iliria Foods u themelua në vitin 1999, si një firmë importi me produkte greke quajtur Avance.
Në vitet në vijim, kompania vazhdoi të zgjeronte aktivitetin e saj, duke marrë emrin Iliria Foods Shpk.
Fillimisht u shtua sektori i prodhimit dhe paketimit të sallatave me perime dhe nënprodukteve të qumështit.
Qëllimi ynë kryesor ka qenë dhe mbetet përgatitja e produkteve tradicionale me përbërës të freskët dhe Bio nga zona e Korçës.
Gjithashtu, një pikë tjetër fokusimi e kompanisë është edhe importimi i produkteve me një cilësi premium, i disa prej firmave më të mira greke.
Iliria Foods Shpk kryen shpërndarjen e produkteve në të gjithë Shqipërinë duke bashkëpunuar me super-tregjet, marketet dhe vendet, si: ushqim i shpejtë, piceri dhe restorante.
I kushtojmë rëndësi të veçantë maksimizimit të diversitetit dhe shërbimit sa më mirë të klientëve me të cilët ne operojmë.
Misioni ynë është të promovojmë ushqyerjen dhe jetesën e shëndetshme, nëpërmjet ushqimeve bio.
Fabrika dhe zyrat qendrore të Iliria Foods Shpk ndodhen në fshatin Plasë të qytetit të Korçës dhe pikat e shpërndarjes në qytetin e Tiranës.
Ekipi ynë me eksperienë shumë vjeçare ofron siguri dhe besueshmëri në marrëdhëniet me partnerët tanë.
Ne mbajmë emrin Iliria Foods Shpk dhe jemi krenarë që jemi çdo ditë zgjedhja juaj pa kompromis!
© 2021 Iliria Foods all rights researved